×
  • Lajme
  • Lajme

    E rrezikshme: Edhe pse me raste të koronavirusit, Kisha e Stubllës nesër mbanë meshë

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 22:18

    Tashmë koronavirusi ka prekur edhe shtetin e Kosovës, ku deri me tani rezultojnë 5 persona të infektuar.


    Qeveria e Kosovës  ka marr masa urgjente për mbrojtje nga koronavirusi, i cili u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan Reporteri.net.

    Ekzekutivit i vendit ka anuluar të gjitha tubimet në të cilat ka rrezik që të infektohen qytetarët me koronavirus.

    Por, edhe pse ky virus po cilësohet si i rëndë dhe kur të gjitha tubimet me njerëz janë ndaluar, kisha e Stubllës del me njoftim se nesër do të mbahet meshë.

    Kujtojmë se Stublla është fshat i Vitisë ku është identifikuar i infektuari i parë me koronavirus në Kosovë.

    Postimi i plotë i meshtarit Jeton Thaqi:

    “Të dashur besimtarë, miq dhe dashamirë,

    Dëshiroj të shpreh falenderimet e mia për të gjithë ju që në mënyrat e ndryshme u treguat afër famullisë sonë. Më lejoni që të shpreh lutjet dhe afërsinë time ndaj familjes që numëron tani tre anëtarë të infektuar nga Korona Virusi. Të gjithë jemi me ju.

    Falë Zotit kemi informacion që gjendja e tyre është stabile dhe në përmisim progresiv. Gjithashtu falenderojmë edhe të gjithë banorët e Stubllës për maturinë dhe për sjelljen e tyre konform rekomandimev në fuqi.

    Ju ftoj të gjithëve që ta ruajmë qetësinë, të rrijmë të izoluar dhe të vazhdojmë të respektojmë rregullat që institucionet na i kërkojnë.

    Nesër për famullinë tonë është e diela e III e Kreshmeve. Ipeshkvi I ynë me këtë rast na është drejtuar me një letër. Nëpërmjet letrës ai i liron të gjithë besimtarët tanë nga detyra e pjesëmarrjes në meshën shenjte. Megjithatë Mesha do të kremtohet në ora 11.00 dhe do të këtë vetëm një meshë.

    Kremtimi i meshës është sipas udhëzimit të Ipeshkvit. Prej letrës mesojmë që të gjithë ata që janë në moshë dhe me probleme shendëtësore nuk u lejohet të marrinë pjesë në meshë. Për të tjerët, nëse me vullnetin e tyre dëshirojnë të marrin pjesë, duhet të marrin pjesë me këto kushte, sipas udhëzimeve të Ipeshkvit:

    1. Sot është dezinfektuar kisha e Stublles.
    2. Para kishe do te keni matarial dezinfektues për të dezinfektuar duart.
    3. Nuk do të jepet paqa gjatë meshës.
    4. Kungimi do të jepet në dorë.

    Për ata që nuk do të marrin pjesë në meshë dhe për të gjithë ne do t’i lutem Zotit. Por ju ftoj që edhe ju të lutuni prej shtepive tuaja. Feja është forca e Jonë. Të bindemi që Zoti nuk hjek dorë prej njeriut. Zoti e do pa masë njeriun dhe ja dhuron forcën e nevojshme për të tejkaluar situatat e veshtira. Edhe neve Zoti do të na dhurojë forcën dhe energjinë e duhur.

    Zoti ju bekoftë të gjithëve: përsonelin shendëtësor, institucionet publike, policinë dhe të gjithë juve. Ju kërkoj edhe njëherë që të mbesim të bashkuar shpirtërisht në lutje dhe uratë.

    Don Jeton Thaqi, famullitar.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!