×
  • Lajme
  • Lajme

    E sulmoi LDK-në në hapje të fushatës, Hoti i reagon Kurtit: Mashtrues që shanë qeveritë e kaluara në mungesë të sukseseve të tij

    Reporteri
    11 Janar 2025 | 20:33

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka asgjë se çfarë të tregoj për qeverisjen e tij, prandaj shan qeveritë e kaluara.

    Ky reagim i Hotit vjen pasi kryeministri Kurti në hapjen e fushatës zgjedhore, përmendi dy partitë opozitare PDK-në dhe LDK-në duke thënë se  “vendit i kanë bërë dëmin më të madh me fqinjin më të keq”.

    Ai këtu  tha se “njëra prej këtyre partive LDK-ja është e tillë që presidentit të Serbisë i thotë razumem”.

    “Njëra prej këtyre partive LDK-ja është e tillë që presidentit të Serbisë i thotë razumem e partia tjetër PDK-ja është e tillë që presidentit të Serbisë i thotë ‘we are not problematic guys’. Por koalicioni jonë i thotë atij qysh është, ministër i Millosheviqit, aparati shtetëror i të cilit nuk do të ketë vend sepse do ta ndjekim në çdo kënd cep më cop në republikën e pavarur e progresiste të Kosovës”, ka thënë ai.

    Në reagimin ndaj Kurtit, Hoti e ka cilësuar qeverisjen e VV-së si një ‘‘episod fatkeq’’ në Kosovë, e cila përfundon me 9 shkurt.

    ‘‘Kurti, si mashtrues që është, kapet pas frazave dhe shan qeveritë e kaluara. Nuk flet për qeverisjen e tij se nuk ka çka tregon, absolutisht asgje. Nuk ka as çfarë ofron për mandatin tjetër.

    Provon me dëshpërim të nxjerrë fjalë të shtrembëruara, të përgatitura nga komisarët politikë të stilit komunist. Ky episod fatkeq i qeverisjes në Kosovë merr fund me 9 shkurt. Ai e di këtë’’, ka shkruar ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!