×
  • Lajme
  • Lajme

    E thotë ambasadori zviceran: Po i lëvizët kufijtë, futeni në telashe

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 10:47

    Instituti Demokratik i Kosovës organizoi tryezën “Dialogu Kosovë – Serbi pas Samitit të Berlinit”.


    Me këtë rast, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet ka thënë se Samiti i Berlinit konfirmoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim dhe integrim në BE.

    “Në këtë kontekst, duhet theksuar disa çështje thelbësore. Ndryshimi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan. Mund të futeni në telashe. E dyta, kur marrëveshja bëhet me detyrim edhe zgjidhjet e shpejta janë jostabile. Duhet besim mes palëve për të arritur marrëveshjen dhe për këtë duhet kohë. Tre, procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”, tha Lebet, raporton Koha Ditore.

    Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes është me rëndësi.

    “Ambiguiteti konstruktiv i rrezikshëm, dhe këtë e dijmë nga procesi i Brukselit. Shumë çështje për të cilat është dakorduar nuk janë zbatuar ende”, tha tutje.

    Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se do një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë.

    “Jemi për zgjidhje, por nuk muj unë të shkoj prej Mehës, Krushës në Berlin edhe të thonë hiqe taksën. Unë kam pranuar të ulem me të zgjedhurit e Millosheviqit, që tani udhëheqin Serbinë, Vuçiqi e Daçiqi. Nuk bën të vazhdohet me rëndim të gjetjes. Pas letrës së Trumpit nuk kemi ndërmarrë masa të reja edhe pse i kemi pasur të gatshme. Problem keqtrajtimi i serbëve të Kosovës nga autoritetet e Beogradit dhe kësaj duhet me i dhënë zgjidhje. Koha na ka kushtuar dy palëve. Nuk kemi interes me hap Kosovën e 17 shkurtit, e ka mbyll GJND-ja. Kushdo që thotë se përmes korrigjimit të kufijve arrihet paqja, e dinë se kjo çon në tragjedi e luftëra, edhe këtë po e bëjnë me vetëdije. Edhe ndërkombëtarët e dinë se kjo sjell tragjedi, nuk duam një luftë tjetër pas 20 vitesh. Ka bazë për një marrëveshje me Serbinë”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!