×
  • Lajme
  • Lajme

    E thotë Molliqaj: Konjufca ishte në SHIK më 2000-2001, kishte rrogë 150 marka

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 10:38

    Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur sot në Kuvend lidhur me të kaluarën e Glauk Konjufcës.

    Siç edhe kishte premtuar, ai foli për detaje që iu thotë “fakte”, shkruan Reporteri.net.

    Molliqaj ka bërë të ditur se Konjufca kishte shërbyer në SHIK në vitin 2000-2001 dhe kishte pagë prej 150 markash, duke shtuar se rekrutimin e tij e kishte bërë Fadil Lepaja.

    “Kur Glauk Konjufca ka shërbyer në SHIK, është viti 2000-2001. Paga është 150 marka. Rekrutimin e ka bërë Fadil Lepaja”, ka thënë Molliqaj.

    Ndër të tjera, ish-deputeti i VV-së potencoi se “sektori në të cilin ka punuar është ‘përpunimi i të dhënave’”.

    Sidoqoftë, Molliqaj kishte paralajmëruar para disa ditësh se do të prezantonte “fakte” se Konjuca ishte në SHIK, ani pse në Kuvend ai foli pa prezantuar ndonjë document.

    Ndryshe, Konjufca më herët i ka quajtur shpifje fjalët e Molliqajt, duke shtuar se i afërt me PDK-në kishte qenë vetë Molliqaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!