Policia e Kosovës bën të ditur se parametrat e matjes së krimit në përgjithësi krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë shënuar rënie.
Kështu, veprat penale, për këtë periudhë kohore kanë shënuar rënie për -6.15 përqind (nga 24631 në 2019, në 23114 në 2020).
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, gjithashtu thuhet se edhe rastet ( veprat penale plus incidentet tjera) të inicuara nga policia, kanë shënuar rënie për -6.31 përqind.
Nga Policia e Kosovës, bëjnë me dije se në zbatim të detyrave të saja, në realizim të Planit të Punës, gjatë kësaj periudhe ka arrestuar 9715 të dyshuar, ose 12.71 përqind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Po ashtu, numri i personave që janë dërguar në mbajtje është 3870, ose 9.87 përqind më i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Veprat penale (ato më kryesoret), kundër pasurisë, kanë shënuar një ulje të ndjeshme, kështu:
-Numri i vjedhjeve ka shënuar ulje, nga 4131 në 3492 ose -15.46 përqind;
-Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar ulje, nga 3421 në 3030 ose -11.42 përqind.
-Numri i rasteve grabitje ka shënuar ulje nga 147 në 127 ose -13.60 përqind.
/Reporteri.net/.