Pasi KQZ-ja ka deklaruar se sot do të përfundoj rinumërimi i votave, koalicioni NISMA-AKR përfundimisht ka kaluar pragun zgjedhor.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të ministrit Pacolli, Jetlir Zymberaj, i cili tha se koalicioni ka arritur të mbledh 42 mijë vota dhe të bëhet pjesë e Kuvendit, shkruan Reporteri.net
“Koalicioni ynë përfundimisht u konfirmua si pjesë e Kuvendit të Kosovës. Faleminderit më shumë se 42 mijë qytetarëve të Republikës”, shkruan Zymberaj.
Teksa kjo është bërë e ditur nga AKR-ja, në anën tjetër ende nuk ka ndonjë reagim nga NISMA.
Gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 12 nëntor, në KQZ kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora, teksa sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të 1,407 vendvotimeve, të cilat hynë në rinumërim pas një vendimi të PZAP-së.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.