×
  • Lajme
  • Lajme

    E turpshme: Edi Rama nuk merr mundin as t’i shikojë hartat, e ofendon Kosovën duke e bërë pjesë të Serbisë

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 14:36

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, teksa kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në Samitin e Ohrit të organizuar nga treshja Rama-Zaev-Vuçiq në kuadër të nismës për “minishengen”, kishte thënë se Kosova nuk mund të marrë pjesë në ksi llojë organizime në të cilat marrin pjesë shtete që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.


    “Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur”, kishte shkruar Thaçi më 9 nëntor duke iu referuar Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës

    Por duket që përveç Serbisë së Vuçiqit, Kosovën nuk po e ‘njeh’ as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, cili këtë muaj ka sulmuar në vazhdimësi Kosovën e politikanët kosovarë në mbrotje të nismës së tij dhe Vuçiqit për ‘minishengenin’.

    Ai sot në faqen e tij zyrtare teksa ka publikuar një video ku tregonte për një investim për furnizim me ujë, ka përdorur një hartë në të cilën Kosova është pjesë e hartës së Serbisë.

    Megjithatë duke parë një skandal të tillë, Rama ka ndërhyrë duke edituar videon, dhe duke e shkurtuar atë për të mos u parë e gjithë harta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!