×
  • Lajme
  • Lajme

    Ecje në male me deputetin e PDK-së – a do ta kenë kundërshtarët e tij si dëshmi për akuzat se Thaçi është i njëanshëm?

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 19:20

    Qeveria e Kosovës ka ndërmarr një varg masash për parandalimin e virusit, teksa njëra prej tyre është edhe vet-izolimi apo mosdalja në vende të hapura.


    Mirëpo, siç duket kësaj rregulle vet Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj nuk po iu përmbahen. Presidenti i Kosovës së bashku me Hoxhajn, këtë të diel po e kalojnë në bjeshkë duke e shijuar pranverën, shkruan Reporteri.net

    Ani pse kësaj rregulle nuk iu përmbajtën, Hoxhaj tha se distancën duhet të jetë e duhur.

    Por, bën përshtypje që Thaçi në ditën kur shkroi se do të përcaktojë javën e ardhshme hapat për një qeveri të re, ka shijuar bjeshkët e Sharrit me një koleg nga partia e tij e dikurshme dhe tash në opozitë. Ndonëse mund ta arsyetojë me miqësi të vjetër, megjithatë ndoshta kundërshtarët tash do ta akuzojnë për anim politik.

    Në fakt tashmë nëpër rrjete sociale po ia kujton Thaçit se me këtë veprim po jep shenja të animit politik, pavarësisht miqësisë së gjatë me zyrtarin e PDK-së.

    Hoxhaj dikur kishte qenë edhe zëvendëskryetar i PDK-së.

    Edhe kreu i VV-së në letrat e tij dërguar Thaçit i ka thënë se po tregohet i njëanshëm dhe nuk po e respekton Kushtetutën në raport me situatën pas mocionit.

    VV mendon se Kushtetuta parasheh zgjedhje e jo Qeveri të re.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!