Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur as me ndihmën e ambasadorëve të QUINT-t, që të afrohen për të krijuar koalicionin qeverisës.
Edhe Albin Kurti edhe Isa Mustafa pas takimit të mbëmshëm konfirmuan se partitë e tyre nuk lëvizin sa i përket postit të kryekuvendarit, çka pa lëshuar njëra palë pe e bën të pamundur marrëveshjen.
Mustafa, tha se kur VV i pranon kushtet e tyre janë gati për ta nënshkruar koalicionin, shkruan Reporteri.net.
“Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohët e fundit, është një zgjidhje që i kontribon nenjë marrëveshjeje të balancuar.Nëse VV, si parti e parë, i pranon kushtet, ne jemi të gatshëm për ta bërë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.
Kurse Kurti tha se nuk ka marrëveshje të stilit merre ose lëre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.