×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe 12 persona nga Malisheva janë testuar për Covid 19, sot u dalin rezultatet

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 14:42
    Foto: Ilustrim

    Mbi 10 persona në Komunën e Malishevës janë testuar sot nën dyshimet se janë të infektuar me koronavirus. Deri tani nga kjo komunë janë konfirmuar 25 raste.


    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se gjendja atje është e qetë, derisa për rastet në këtë komunë ka thënë se janë raste të kontaktit.

    Sipas tij, gjendja shëndetësore e të gjithë të infektuarve nga kjo komunë është e mirë.

    “Gjendja është e qetë në përgjithësi. I kemi 25 raste në komunë, bashkë me ato që u konfirmun mbramë. Gjendja e të gjithëve është e mirë. Raste të reja të dyshuara kemi. Janë diku 12-13 persona që janë testuar sot e tash jemi në pritje të rezultateve. Probleme me furnizim me ushqim e barna s’kemi. Na kanë furnizuar shumë kompani me pako ushqimore e higjenike. Edhe Ministria e Shëndetësisë dy herë na ka furnizuar me mjete mbrojtëse”, ka thënë Begaj për Express.

    Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 71.

    “Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive”, shkruhet në njoftim.

    Sipas IKSHP-së, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!