×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe 189 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 8:05

    Edhe tetë raste me coronavirus janë konfirmuar dje në Kosovë.


    IKSHP ka bërë të ditur se nga ky numër i përgjithshëm, tri raste vijnë nga Prishtina, dy nga Gjilani, dy nga Mitrovica dhe një nga Obiliqi.

    E bazuar në numrin e përgjithshëm dhe statistikat e deritanishme, Kosova ka edhe 189 raste aktive me COVID-19.

    Deri sot, nga analizat e bëra nga laboratore janë konfirmuar gjithësej 870 raste, 653 të shëruar e 28 të vdekur.

    Statistikat e lartëpërmendura vijnë pas gjithsej 9 mijë e 734 personave të testuar.

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!