Rrahjet me grushte në LDK, siç duket i kanë gëzuar jo pak partitë rivale, si PDK-në e AAK-në.
Pas ironizimit të zv.ministrit të PDK, Gani Koci, me kreun e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti për rrahjet në LDK-në e Ferizajt ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.
“Me pas plasë grushtat në Aleancë siç po ndodh me LDK-në, ishin qu i madh e i vogël prej tyre e na kishin ba për pesë pare!
Po mua më pëlqen kur Aleanca, ani pse edhe ajo me plot gabime, e ruan njëfarë zotnilleku në diskursin public”, ka shkruar Nitaj në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka drejtuar gishtin kah rivalët politik për rrahjet që po ndodhin në Degët e LDK-së nëpër Kosovë. /Reporteri.net/.
Zv.ministri i PDK-së ironizon keq me Avdullah Hotin pas rrahjes në LDK-në e Ferizajt
Plasin grushtat e shqelmat në LDK-në e Ferizajt, dalin pamjet të reja
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.