×
  • Lajme
  • Lajme

    Plasin grushtat e shqelmat në LDK-në e Ferizajt, dalin pamjet të reja

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 15:40

    Përleshjet brenda Lidhjes Demokratiket të Kosovës (LDK), nuk kanë të ndalur. Së fundi është bërë publike një video ku ka pasur përleshje gjatë procesit zgjedhor në fshatin Koshare të Ferizjat.


    Në video shihen disa persona brenda një klase duke u grushtuar me njëri tjetrin dhe duke u fjalosur ashpër mesvete, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në shkollën ku po mbahej tubimi kanë filluar përleshjet duke e lënë në gjysmë mbajtjen e zgjedhjeve.

    LDK po mban zgjedhjet e brendshme, të cilat herë pas herë po shënohen me përleshje fizike, çka po e pamundëson zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe të nëndegëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!