×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe ambasadori gjerman ia bën ‘bajat’ Brnabiqit: Gjermanët janë adhurues të maleve

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 12:15

    Reagime të ashpra në vend ka ngjallur deklarata e kryeministres serbe, Ana Brnabiq e cila i quajti shqiptarët “njerëz të malit”. 


    Gjatë ditës së djeshme Ministria e Jashtme ka marrë vendim  që t’i ndalojë hyrjen përgjithmonë në Kosovë, kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq pas deklaratave të saj raciste kundër shqiptarëve.

    Gjatë ditë së sotme edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministres serbe.

    Heldt përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka ironizuar me deklaratën e Brnabiqit, duke postuar një fotografi të tij përbri së cilës shkruan se edhe gjermanët janë adhurues të maleve, transmeton Reporteri.net.

    Ambsadori po ashtu ka përdorur edhe hashtagun #literallyjustemergedfromthewoods i cili është krijuar enkas për këtë rast./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!