Salih Ahmeti, infektolog, në Klinikën Infektive në RTK ka bërë të ditur se disa pacientë me koronavirus do të lirohen së shpejti.
Ahmeti tha se sot 10 pacientë janë duke pritur rezultatin e testit.
“Kosova është mirë në krahasim me vendet e tjera. Brenda disa ditëve do të lirohen disa pacientë. Dje kemi pranuar edhe një foshnjë, gjendja është e mirë fatmirësisht”, tha ai.
Kujtojmë se në Klinikën Infektive sot janë duke u trajtuar 43 pacientë. Sipas njoftimit, 36 janë në gjendje stabile, 6 persona kanë nevojë për oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq një paciente e cila është pranuar më 25 mars është në gjendje të rëndë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.