×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe dy ftesa nga Specialja, njëri nga të ftuarit vëlla i dëshmorit

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 12:24

    Gjykata Speciale ka nisur me vrull edhe këtë vit me dërgimin e ftesave për ish-pjesëtarë të UÇK-së.


    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati,përmes një postimi të bërë në Facebook ka informuar opinionin se sot kanë ardhë edhe dy ftesa.

    “Sot u njoftova se kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarët Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës Klinë dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës Drenas, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës”, ka shkruar Gucati, shkruan Reporteri.net.

    https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/2641315409317990

    Ai tutje ka shtuar se ndihet krenar me veprat dhe sakrificat e ushtarëve të UÇK-së.

    Kujtojmë se dje ftesë nga Specialja mori edhe ish-ushtari i UÇK-së, Ramiz Kukaj nga Korisha e Prizrenit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!