×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Jakup Krasniqi i NISMA-s pro zgjedhjeve të reja

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 21:23

    Nuk është veç LDK dhe Vetëvendosje që janë pro zgjedhjeve. Për të shqyrtuar këtë opsion është edhe një nga njerëzit më me ndikim në NISMA-n Socialdemokrate. Fjala është për numrin dy të këtij subjekti Jakup Krasniqi që mban pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, shkruan Reporteri.net.


    Ai thotë se duhet të shqyrtohet opsioni i zgjedhjeve.

    “Me taksën dhe problemet politike që ka Kosova, nëse nuk gjendet një zgjidhje brenda një kohe të shkurtër, edhe koalicioni qeverisës edhe opozita duhet ta mendojnë shkuarjen në zgjedhje. Vendit t’i jepet një zgjidhje, edhe pse unë dyshoj që kjo klasë politike mund të jep zgjidhje”, ka deklaruar Krasniqi.

    Por sipas tij edhe shkuarja në zgjedhje me këtë formë komunikimi si po e bëjnë subjektet politike, vështirë se do të jepte zgjidhje.

    Ai ka thënë se qeverisja në Kosovë lenë shumë për të dëshiruar për shumë arsye.

    “Qeveria trashëgon një qeverisje jo të mirë dhe për një, dy apo tri vite është shumë e vështirë të shkojnë punët për së mbari. Pengesat e ndryshme që kemi edhe me faktorët politikë të rajonit, sidomos me Serbinë pengojnë Kosovën të merret me problemet reale”, ka deklaruar Krasniqi në TV Dukagjini.

    Ai thotë se qytetarët janë ata që e shohin dhe e ndjejnë kënaqësinë e qeverisjes.
    “Nga viti 2015 ata kanë filluar të largohen nga Kosova, sepse vendi nuk ua plotëson standardin e jetës dhe sigurinë për punë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!