×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe LDK e AAK dalin kundër Projektligjit aktual për rritjen e pagës minimale

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 12:08

    Pas Partisë Demokratike edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë kundër projektligjit aktual që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

    Deputeti i LDK-së, Adullah Hoti, ka kritikuar projektligjin e sjellë nga ministri i Financave Hekuran Murati.

    Ai tha se është gabim që ky ligj të procedojë përpara në këtë mënyrë dhe se i njëjti duhet të ndryshohet, shkruan Reporteri.net.

    “Ky është ndër ligjet më absurde që është shkruar deri më tani. Mënyra si e keni shkruar këtë ligj e targetoni vetëm një pjesë të sektorit privat pra nuk arrihet qëllimi i këtij ligji për barazi sociale. Ne nuk mund të themi se i kemi konsumu diskutimet dhe po lëvizim përpara pa këshillin ekonomik-social, qeveria s’mund të lëvizë pa një konsultim me komunitetin e biznesit. Këta janë partnerët socialë që qeveria domosdo duhet të komunikojë dhe t’i bëjë pjesë e vendimmarrjes. Në sistem demokratik kërkohet arritja e dakordimit dhe jo betonim në pozicione të caktuara”, tha Hoti.

    Hoti po ashtu tha se ashtu se pensioni i veteranit s’mund të shkëputet nga ligji për rritjen e pagës minimale.

    Kundër versionit aktual të këtij projektligji ka dalë edhe Aleanca për ardhmërinë e Kosovës.

    Nga kjo parti kanë thënë se versionin aktual të projektligjit e shohin si diskriminues për shkak se përjashton veteranët nga rrija e pensioneve të tyre.

    “Projektligji që e keni sjellë ju parasheh të largojë veteranët nga rritja e pensionit të tyre. Ata këtë pension e kanë për ekzistencë. Ne e shohim këtë qasje si diskriminuese ndaj kësaj kategorie, andaj kërkojmë që ky nen të largohet në mënyrë që pensionet e tyre të jenë në vijë me rritjen e pagës minimale. Nuk e votojmë derisa të ndryshohet”, u shpreh Bekë Berisha nga AAK. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!