×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Lumir Abdixhiku e konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 16:53

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani të enjten.

    Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.

    “Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim”, tha Mustafa për Reporteri.net.

    Në takimin e orës 13:00 do të jenë edhe krerët e PDK-së dhe AAK-së, Memli Kransiqi dhe Ramush Haradinaj, ndërsa nga VV ende s’janë deklauar. Gazeta Online Reporteri.net siç dhe raportoi, këto takime Osmani do t’i zhvillojë në dy grupe.

    Kurti, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj do të kenë takim të përbashkët me Presidenten, duke pasur nga ai po i përbashkët me përfaqësuesit e partive minoritare.

    Kjo ftesë e Osmanit vie pas krijimit të bllokadës në konstituimin e Kuvendit.

    Thirrjen për takim e konfirmoi sot për Gazetën Online Reporteri.net, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili edhe javën e kaluar deklaroi gatishmërinë e Presidentes Osmani për takim me partitë politike.

    /Reporteri.net/

    Ngërçi në Kuvend, Osmani i fton krerët e partive politike për takim të enjten

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!