×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Malisheva do të futet në karantinë

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 19:37

    Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që edhe komuna e Malishevës të futet në karantinë, pasi që një rast që doli pozitiv në koronavirus ishte nga Malisheva.


    Kryeministri Kurti ka thënë se kjo situatë është e jashtëzakonshme dhe  e paparë në Kosovën e pasluftës, shkruan Reporteri.net.

    Ministria e Shëndetësisë para pak minutash ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe dy raste, teksa numri total është rritur në 5.

    Në njoftim bëhet e ditur se bëhet fjalë për një mashkull 42 vjeçar i cili kishte qenë në kontakt me 77 vjeçarin nga Stublla e Vitisë që dje doli pozitiv në koronavirus.

    Ndërkaq rasti i dytë është një 37 vjeçare shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.

    Ndryshe mbrëmë në karantinë janë futur edhe Vitia dhe Klina. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!