Edhe nëse e fiton, Kosova mund ta humb sërish liberalizimin e vizave

Kreu i Institutit EPIK, Demush Shasha, po paralajmëron një proces të vështirë dhe rrugë të gjatë të Kosovës deri në liberalizimin e vizave për Kosovën.


Shasha ka shkruar në Facebook se për Kosovën është vështirë të fitohet liberalizimi, por që edhe nëse kjo ndodhë, mund të ketë komplikime më pastaj.

Sipas tij, Kosova duhet të sigurohet që nëse liberalizohen vizat, të jetë e përgatitur për përmbushjen e plotë të kritereve.

Postimi i plotë i tij:

Është vështirë të fitohet liberalizimi i vizave. Po aq vështirë është edhe të sigurohemi që nuk e humbim të drejtën e lëvizjes së lirë.

Pas liberalizimi të vizave, Kosova duhet të jetë e përgatitur për përmbushjen e plotë të kritereve që burojnë nga procesi i liberalizimit të vizave.

Në veçanti duhet siguruar përmbushja e 5 kritereve specifike. Dështimi për të siguruar përmbushjen e tyre do të aktivizonte Mekanizmin për Pezullimin e Vizave.