×
  • Lajme
  • Lajme / Katër deri tash

    Edhe një komunë thotë se do të ndalojë përdorimin e doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ në shkolla

    Reporteri
    14 Nëntor 2024 | 21:32

    Pas Komunës së Prishtinës, Skënderajt e Fushë Kosovës, edhe Komuna e Vitisë ka thënë se do të ndalojë përdorimin e Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, ka thanë se vendimi do të merret nesër, me qëllim mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve.

    “Ky vendim do të  merret pasi kemi shqyrtuar përmbajtjen e këtyre udhëzimeve dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e Komunës dhe nga prindërit, lidhur me përshtatshmërinë e aktiviteteve dhe materialeve të propozuara. Ne besojmë se përmbajtja e këtyre doracakëve nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe nxënësit tanë dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Kjo është një masë që do të ndërmerret me qëllim mbrojtjen e interesave dhe mirëqenies së nxënësve tanë, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat tona”, ka shkruar Haliti.

    Fillimisht, vendimin për ndalimin e këtyre doracakëve e mori Komuna e Prishtinës.

    Për këtë njoftoi Nënkryetarja e Prishtinës, njëherit Drejtoresha për Arsim, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila u ka bërë thirrje edhe komunave të tjera që të marrin një vendim të tillë.

    Sipas saj, përmbajtja në këta doracakë është edhe abuzuese me fëmijët.

    Pas Prishtinës, edhe Skënderaji njoftoi për një vendim të tillë.

    “Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt, ka marrë sot vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” 1-5, 6-9, 10-12, në të gjitha shkollat e komunës. Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim edhe me mësimdhënës, ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij”, thuhet në njoftim.

    Këtyre dy komunave iu bashkua edhe ajo e Fushë Kosovës.

    “Përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës nga Drejtoria e Arsimit edhe gjatë diskutimeve me MASHT lidhur me këtë temë kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e udhëzimeve ku janë paraparë aktivitete në praktikë – prekje me fëmijë nën moshën adekuate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!