×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një urë në “qytetin e ndarë” të Mitrovicës

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 18:27

    Edhe një urë do ta lidhë jugun me veriun e Mitrovicës.


    Pranë Lisicës janë vendosur pjesët e betonuara, nëpër të cilat do të lëvizin mjetet dhe qytetarët dhe tani ka mbetur vetëm kryerja e punëve të tjera dhe shtrimi i asfaltit.

    Ura pritet ta lehtësojë qarkullimin e banorëve në dy pjesët e qytetit, raporton Jepi Zë, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Fillimisht kjo urë kishte hasur në vështirësi, pasi pushteti në pjesën jugore kishte ndaluar punimet sepse një pjesë kishte prekur territorin e kësaj komune.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!