×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Qeveria Hoti me grup punues për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të luftës

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 10:35

    Qeveria në mbledhjen e saj sot ka marrë vendim për themelimin e grupit për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.


    Propozimin e ka bërë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

    Ai ka sqaruar se grupi punues do të këtë përgjegjësi përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

    “Paraqes para jush për shqyrtim dhe aprovim propozim – Vendimin për Themelimin e Grupit Punues për Përgatitjen e Analizës për themelimin e institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Një propozim të tillë e kemi votuar ditë me parë, por me rastin e aprovimit janë përvjedhur disa lëshime teknike, dhe pas konsultimeve me Kryeministrin, kemi vlerësuar se duhet propozuar sërish këtë çështje. Grupi punues do të këtë përgjegjësinë përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe Ministrisë së Drejtësisë do t’i paraqes analizën me opsionet që duhet ndjekur për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë. Bazuar në rëndësinë dhe nevojën që ka dokumentimi i krimeve të luftës, themelimi i një mekanizmi për këtë çështje, është ndër prioritetet e mija si Ministër i Drejtësisë dhe rrjedhimisht edhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës, andaj ju ftoj për aprovim të këtij propozimi”, tha Selimi.

    Në këtë mbledhje gjithashtu është marrë vendim, me propozim të ministrit Selimi për zëvendësimin e përfaqësuesit të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht emërimin e përfaqësuesit të Departamentit për Drejtësi Tranzicionale si njësi pasuese e Institutit për Hulumtime të Krimeve të Luftës, në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës, raporton EO.

    “Paraqes para jush për shqyrtim dhe aprovim propozim – Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshim dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr.06/143 të datës 28.04.2017, përkitazi me zëvendësimin e përfaqësuesit të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht emërimin e përfaqësuesit të Departamentit për Drejtësi Tranzicionale si njësi pasuese e Institutit për Hulumtime të Krimeve të Luftës, në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Propozimi bazohet në nenin 8, paragrafi 11, nën paragrafi 11.5 të Ligji Nr. 04/L-172 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, andaj me qellim që komisioni të jetë i plotë dhe funksional ju ftoj për aprovim të këtë propozim – vendimi”.

    Në mbledhjen e Qeverisë është marrë edhe vendim zgjatjen e mandatit të Grupit të ekspertëve të pavarur për hartimin e skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënës duke përfshirë dhe vettingun.

    Sipas ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, kjo kërkesë vjen si pasojë e rrethanave të pandemisë që e ka pamundësuar kryerjen e punëve në afatin e paraparë.

    “Paraqes para jush për shqyrtim dhe aprovim propozim – Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për zgjatjen e mandatit të Grupit të eksperteve të pavarur të themeluar me Vendim të Qeverisë Nr.07/15 të datës 22.07.2020 për hartimin e skenarëve për çështje të reformës në sistemin e Drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënës duke përfshirë dhe vettingun. Kjo kërkesë vjen si pasojë e rrethanave të pandemisë globale, respektivisht pandemisë Covid-19 që e ka pamundësuar kryerjen e punëve në afatin e paraparë. Një propozim të tillë për shtyrje të afatit e kemi pranuar edhe nga grupi punues, andaj qëllim të ofrimit të kohës së mjaftueshme grupit punues dhe partnerëve ndërkombëtar të përfshirë në këtë proces, është vlerësuar e nevojshme shtyrja e afatit deri me datën 15 dhjetor 2020, andaj ju ftoj për aprovimin e këtij propozimi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!