×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Ramush Haradinaj bëri të njëjtën gjë si Thaçi, madje kur FSK u bë ushtri

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 15:33

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka akuzuar Hashim Thaçin se në kohën kur ishte kryeministër kur Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen e parë në vitin 2013 në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve, ka mbajtur të fshehtë edhe një marrëveshje me tash ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ku e siguron NATO-n se nuk do të dërgojë trupat e FSK-së në veri të vendit pa koordinim me ta.


    Por letra e publikuar sot nga Kurti nuk është diç e re dhe e pa njohur për opinionin, pasi zotim si Thaçi kishte dhënë edhe ish-kryeministri Ramush Haradinajt në një letër dërguar NATO-s para transformimit të FSK-së në ushtri.

    Në letrën e Haradinajt dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stolenberg, kërkohet qartazi nga NATO-ja që ta mbikëqyrë shpërndarjen e trupave të FSK-së në gjithë Kosovën për 10 vitet e ardhshme, sa edhe do të zgjasë tranzicioni i FSK-së në ushtri, shkruan Reporteri.net.

    “Dëshiroj t’i bëj ftesë KFOR-it për ta nënshkruar një protokoll të ri me Qeverinë e Kosovës, për t’i vendosur procedurat operacionale për shpërndarjen e FSK-së brenda Kosovës deri në përfundim të mandatit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

    “Kam besim që do ta konsideroni ofertën time që NATO ta monitorojë procesin 10-vjeçar të procesit të tranzicionit dhe mundësinë për ta nënshkruar një protokoll të ri me KFOR-in për shpërndarjen e FSK-së brenda Kosovës deri në përfundim të mandatit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.”

    “Kam besim që do ta konsideroni ofertën time që NATO ta monitorojë procesin 10-vjeçar të procesit të tranzicionit dhe mundësinë për ta nënshkruar një protokoll të ri me KFOR-in për shpërndarjen e FSK-së brenda Kosovës deri në përfundim të mandatit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në letrën e Haradinajt.

    Po ashtu, për një letërkëmbim të Qeverisë së Isa Mustafës me NATO-n, kishte folur vetë Mustafa në një konferencë më 8 dhjetor 2016.

    Letërkëmbimi i Thaçi me ish-sekretarin e NATO-s është diskutuar disa herë edhe në paraqitje të Thaçit nëpër konferenca dhe në diplomaci letërkëmbimi njihet si shprehje e vullnetit politik në shenjë mirëbesimi dhe bashkëpunimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!