×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe sonte disa të rinj protestuan para MSH-së për vaksinat: Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit e gjyshërit tanë

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 22:04

    Sonte, disa të rinj kanë ndezur qirinj para Ministrisë së Shëndetësisë, për të përkujtuar personat që kanë vdekur nga pandemia COVID 19, prej ditës kur është formuar Qeveria Kurti 2.


    Me këtë aksion, ata kanë shprehur protestën ndaj Qeverisë Kurti për dështimin në menaxhimin e pandemisë dhe dështimin në sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.

    Këta të rinj kanë lënë disa mesazhe ku thuhet se pritja për sigurimin e vaksinave është bërë e paranueshme dhe çdo ditë po rritet ankthi nga vdekjet si pasojë e virusit.

    “Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit dhe gjyshërit tanë”, thonë ata.
    Duam vaksina – jo arkivole për prindërit e gjyshërit tanë.



    Deklarata e tyre:

    Sonte, sërish bashkë me një grup të rinjsh bashkëqytetarë, jemi para Ministrisë së Shëndetësisë për të shprehur protesën tonë në lidhje me mos sigurimin e vaksinave.

    Si formë, gjatë mbrëmjes së djeshme kemi ndezur 352 qirinjë si homazhe për 352 familjarë tanë, të cilët kanë vdekur nga Covid-19 që nga ardhja e kësaj Qeverie.

    Sot në nderim të 5 personave tjerë të cilët kanë vdekur gjatë ditës së sotme, ndezëm edhe 5 qirinj.

    Pritja është bërë e papranueshme.

    Ankthi është bërë i madh.

    Dhimbja vetëm sa po shtohet cdo ditë nëpër familjet tona.

    Janë 2153 qytetarë që kanë humbur jetën nga Covidi e Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë. Edhe sa duhet të vdesin që Qeveria të bëjë dicka?

    Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit e gjyshërit tanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!