Prishtina ditëve të fundit është duke u përballur me mjegull dhe me ajër të ndotur.
Ajri i ndotur vazhdon të jetë shqetësues për qytetarët e Prishtinës.
Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ditëve të fundit, Prishtina është përballur edhe me mjegull shumë të dendur.
Në bazë të matjes së fundit që është bërë nga Ambasada amerikane në Kosovë për cilësinë e ajrit, në ora 16:00 shkalla e ndotjes ka arritur në 151, shkruan lajmi.net.
Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë e pashëndetshme dhe preferohet që të moshuarit, fëmijët dhe të gjithë ata që kanë probleme me sëmundjet e frymëmarrjes, si astma, të mos ekspozohen në ambiente të hapura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.