×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Edhe sot intervale me diell e rrebeshe shiu

    Reporteri
    23 Maj 2024 | 7:23

    Kushte për rrebeshe shiu priten që nga orët e mëngjesit të ditës së enjtë. Nuk do të mungojnë as intervale me diell, megjithëse jo të gjata, e nga mesdita rrebeshe shiu e bubullima zhvillohen në pjesë të ndryshme të vendit.

    Temperaturat minimale zbresin në 11C e 12C, ndërsa maksimalet, paksa më të ulëta, shkojnë deri në 19C e 23C, njofton Prishtina Weather.

    Do të fryjë erë mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s.

    Më shumë interval me diell parashihen ditën e premtë, por orëve të pasdites mbeten mundësi për rrebeshe të izoluara shiu. Në fundjavë, sërish më shumë vransira përfshinë vendin, me zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht ndoshta edhe në formë stuhishë.

    Temperaturat shënojnë rritje deri në 24C e 25C të shtunën, por të dielen sërish zbresin në 20C. Dita e hënë, sipas trendeve të fundit mund të jetë paksa më stabile me më shumë intervale me diell, dhe një rritje të temperaturave deri në 23C e 24C

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!