Ditën e premtë me vranësira të ndryshueshme, do të ketë më shpesh intervale me diell, derisa orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima. Frynë erë jugore e juglindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 21C, e minimalet fillimisht zbresin në 10C e 12C.
E paqëndrueshme po mbetet situata edhe ditëve të fundjavës. Më shumë vransira e mundësi për rrebeshe shiu parashihen ditën e shtunë. Të dielen nuk mungojnë intervale me diell. Temperaturat zbresin në 17C e 18C. Nga dita e hënë vransirat shpërndahen, ndërkohë që nga dita e martën parashihet mot më stabil, kryesisht me diell e kthjellime.
Temperaturat kryesisht luhaten ndërmjet 16C e 19C, ato maksimale, derisa minimalet mund të zbresin deri në 5C. Përgjatë fundjave erërat ndryshojnë drejtimin në verilindje e frynë të lehta dhe mesatare 4-11m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.