×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Vjosa Osmani i thotë disa fjalë për betejën e Koshares

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 15:37

    Sot shënohet 21 vjetori i betejës së Koshares. Me këtë rast shumë politikanë po e kujtojnë këtë betejë përmes postimeve në Facebook.


    Disa fjalë i ka thënë edhe kryekuvendarja Vjosa Osmani, e cila thotë se kjo betejë ka krijuar një datë historike për brezat që vijnë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Beteja e Koshares nuk është thjeshtë një kapitull i luftës në Kosovë, por ka krijuar një datë historike për brezat që vijnë, për t`u shndërruar në rrëfimin më autentik të përpjekjes heroike për lirinë e vendit.

    Rënia e 114 heronjve në krye me strategët Agim Ramadani e Sali Çekaj, 21 vjet më parë ishte kumt për lirinë e Kosovës. Heroizmi i tyre ishte triumf i gjithë popullit të Kosovës!

    Përulje dhe respekt për të gjitha ata që ranë për lirinë e vendit!

    https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1646003858895205

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!