Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërbime të shpejtë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një postim në Twitter, Rama e quajti edhe komandant, mikun e tij, Thaçin.
“@HashimThaciRKS të shkuara komandant, çka nuk na vret na forcon thoshte Niçja. Vëllazërisht të uroj kthim sa më të shpejtë në krye të detyrës me energji e ide të reja, për të mirën e Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar ai.
Një postim për Thaçin e ka bërë edhe Presidenti Ilir Meta.
“I uroj përzemërsisht shërim të shpejtë e shëndet të plotë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i shpreh familjes së Tij të dashur gjithë mbështetjen time. Urime personelit mjekësor të Klinikës së Urologjisë në Shërbimin Spitalor të Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar”, ka shkruar Meta./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.