×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama pajtohet me vendimin e Kurtit për shtyrje të reciprocitetit për 30 ditë, ia shpërndan postimin

    Reporteri
    02 Gusht 2022 | 20:20

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si rrallëherë është pajtuar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me shtyrjen për 30 ditë të zbatimit të vendimit për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë.

    Rama pajtimin e tij e ka shprehur përmes një shpërndarjeje të postimit të Kurtit për shtyrjen e këtij vendimi në rrjetin social Twitter.

    “Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, thuhej në postimin e Kurtit, të cilin e bëri ‘retweet’ edhe kryeministri shqiptar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!