Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i veshur në uniformën e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në mbishkrimin ‘Liria ka emër’.
E ndaj këtij lajmi, ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar me pyetjen se a e ka liria emrin “Hashim”, shkruan Reporteri.net.
Rama një fotografi të tillë e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, një ditë pasi publikoi një video të një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë e sekuencës së dokumentarit të titulluar “Liria ka emër”.
“#LiriaKaEmër” është mbishkrimi i postimit të bërë nga Rama, i cili ia ka bashkëngjitur edhe flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.
I pari i legjislativit në Shqipëri, një ditë më parë, publikoi edhe rrëfimin e Kjani Gurit, ish-ushtar i UÇK’së, duke ofruar mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare.