×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri flet si shpëtimtare e kombit: UNË, UNË, UNË

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 22:23

    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se e kanë hapur çështjen e prekjes së kufijve të Kosovës.


    “Kanë bërë gabim historik, edhe Thaçi, edhe Rama”, ka thënë Tahiri në emisionin “A Shoë”, në televizionin T7, teksa ka folur për diskutimet e dy udhëheqësve shqiptarë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për shkëmbime territoresh mes Kosovës e Serbisë.

    E mbetura jashtë qeverisë tash e një kohë, dhe pa ndonjë angazhim e vemendje të madhe politike, pas një kohë të gjatë në insititucione, tash ka vetëm akuza për ish-shefat e saj.
    Dikur udhëhiqte palën kosovare në dialogun me Serbinë, dhe për vetën dhe punën e saj ka vetëm fjalë të mira, ani pse ajo ka qenë një nga më të kritikuarat nga opozita dhe shoqëria civile.

    Por, Tahiri për vete mendon se ka shpëtuar kombin.

    “Unë nuk e lejova Serbinë të hapë tema territoresh”, ka deklaruar Tahiri.
    “Integrova veriun. Strukturat paralele u shuan. Vumë kufij me Serbinë, se ishin pikat e djegura. Hoqëm nga mendja e Serbisë se mund ta marrë Trepçën”, ka shtuar Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!