×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri për marrëveshjen e Rambujesë: Ne që e nënshkruam jemi krenarë, ata që e kundërshtuan ishin në anën e gabuar

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 11:59

    Pjesëmarrësja e konferencës së Rambujesë, Edita Tahiri është deklaruar rreth intervenimit të ushtarak të NATO-s ndaj caqeve serbe.


    Ajo tha se ky intervenim ka ardhur fal marrëveshjes së Rambujesë.

    Pjesëmarrësja e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë, deklaroi se ata që e arritën këtë marrëveshje janë krenar.

    Ndërsa për ata që e kundërshtuan këtë marrëveshje, Tahiri tha se ishin në anën e gabuar.

    “Marreveshja e Rambujes solli intervenimin ushtarak te SHBA dhe NATO – ne qe e realizuam jemi krenar, ata pak qe ishin kunder ishin ne anen e gabuar!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

    Në ndërkohë sot janë bërë 23 vite qysh nga intervenimi ushtarak i NATO-s, ndaj caqeve serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!