Një edukatore e një prej kopshteve të mbyllura në Komunën e Prishtinës është testuar për koronavirus. Rezultatet për të priten të dalin gjatë ditës së sotme.
Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Komuna e Prishtinës. Gjatë ditës së nesërme pritet të bëhet testimi edhe i disa edukatoreve të tjera të tri kopshteve të cilat janë mbyllur.
Kujtojmë se nga dhjetë të prekurit me COVID-19, mbrëmë në Prishtinë, dy prej tyre janë fëmijë të dy çerdheve në kryeqytet.
Mbrëmë pozitiv me COVID-19 në Kosovë, kanë rezultuar gjithsej 40 persona.
Deri më tani numri i të prekurve në vend ka arritur 1234, me gjithsej 890 të shëruar dhe 31 viktima.
Tashmë, në Kosovë janë liruar masat kundër kësaj pandemie derisa janë hapur bizneset, kufijtë dhe shkollat vetëm për maturantë dhe semi-maturantë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.