Ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar pas deklaratës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku se është qëndrim i kryesisë së kësaj partie që LDK të marrë pjesë në seancën ku do të votojet Vjosa Osmani për presidente të vendit.
Rugova, përmes një postimi në Facebook, i ka sugjeruar Abdixhikut që para se të mendoj për hallin e Vjosës që patjetër të bëhet Presidente, të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet.
“Në politikë ka dy lloj udhëheqësish: Egoist e narcisoid që shpërndan diktate në kërkim të nënshtrimit dhe vizionar e frymëzues që udhëheq nëpërmjet bashkëpunimit”, ka shkruar Rugova.
“Para se të mendoj për hallin e Vjosës që patjetër të bëhet Presidente, Lumiri ynë duhet të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet”.
“Mos i shkel deputetët! Bashkëpunim Lumir, nuk ka rrugë tjetër!”, ka shkruar ai.
Rugova duket se ka ndërruar qëndrim lidhur me votimin e Vjosa Osmanit për presidente.
Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit Rugova kishte thënë se garda e vjetër duhet të largohet nga LDK-ja dhe kjo partia duhet ta bëj kuorumin për zgjedhjen e Osmanit presidente, pavarësisht që sipas tij, në demagogjinë e saj nuk ka pikë sinqeriteti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.