×
  • Lajme
  • Ekonomi

    92 për qind e qytetarëve kanë nën 10 mijë euro në TRUST dhe do të rimbursohen nga shteti

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 11:19

    Sipas ligjit për rimëkëmbje ekonomike që u miratua javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, qytetarët e Kosovës që kanë mjete të kursyera në TRUST do të mund të aplikojnë ti tërheqin 10 për qind të mjeteve të kursyera.


    Sipas shënimeve zyrtare të TRUST, 92 për qind e qytetarëve kanë nën 10 mijë euro në TRUST të cilët sipas propozimeve të PDK do të rimbursohen nga shteti.

    Ndërsa 8 për qind e qytetarëve që i kanë mbi 10 mijë euro në TRUST do të mund ti tërheqin 10 për qind të mjeteve të tyre por që ato nuk do të rimbursohen nga buxheti i shtetit.

    Ligji për rimëkëmbje ekonomike është dekretuar nga Zyra e Presidencës. Menjëherë pas kësaj, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka sqaruar mënyrën e aplikimit për tërheqjen e 10-përqindëhit.

    “Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti. Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

    Sipas Trustit, janë katër muaj në dispozicion për aplikim.

    “Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, përfundon njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!