Coca-Cola HBC Kosova u bashkua me organizatën Action for Mothers and Children për herë të 7-të të ngjarjes vjetore të ngritjes së fondeve, “Let’s Dance”.
Action for Mothers and Children, një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, mblodhi së bashku individë dhe kompani, në ngjarjen vjetore “Let’s Dance”.
Ngjarja, e mbajtur më 20 Shtator 2023, rezonoi me atmosferë të ngrohtë, muzikë të bukur, dhe me një mision të përbashkët për të bërë një ndryshim pozitiv në jetën e nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Coca-Cola HBC Kosova, një kompani lidere e pijeve freskuese, luajti një rol të rëndësishëm në suksesin e kësaj ngjarje duke ofruar pije freskuese për të gjithë të pranishmit.
Kjo ngjarje u veçua nga edicionet e kaluara për shkak të madhështisë dhe suksesit të saj, diçka që nuk do të arrihej pa ndihmën e gjithësecilit prej mbështetësve dhe atyre që ishin prezent.
Ngjarja e mbledhjes së fondeve “Let’s Dance”, tashmë në edicionin e 7-të, është kthyer në një fener shprese për AMC-në. Këtë vit, falë mbështetësve si Coca-Cola HBC Kosova, AMC mori një shtytje të madhe që të vazhdojë me punën e saj për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në vend.
Fondet e mbledhura gjatë edicionit të 7-të të “Let’s Dance” do të mbështesin projektet e vazhdueshme të AMC-së që synojnë përmirësimin e jetës dhe lehtësimin e qasjes në kujdes shëndetësor për nënat dhe fëmijët. Mbështetja e Coca-Cola HBC Kosova si dhe e mbështetësve të tjerë përforcon ndikimin e këtyre nismave në vend.