×
  • Lajme
  • Ekonomi

    ATK jep detaje për aksionin hetimor në Prishtinë

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 16:29

    Administrata Tatimore e Kosovos ka dhënë detaje për aksionin hetimor, të zhvilluar sot në Prishtinë, transmeton Reporteri.net.

    Nëpërmjet një postimi, në faqen e tyre në Facebook, ATK ka thënë se qëllimi i ndërrmarjes së këtij aksioni ka qenë hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, si rezultat i një mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK.

    “Qëllimi i ndërmarrjes së këtij aksioni ishte hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, të cilat transaksione bazuar në informatat e pranuara nga palët e treta, si dhe krahasimit të tyre me informatat me të cilat disponojmë në databazën e ATK-së, kemi konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta.”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

    Postimi i plotë i ATK-së:

    ATK me aksion hetimore

    Sot Administrata Tatimore e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve Tatimore në asistencë të Policisë së Kosovës ka zhvilluar aksion hetimor në Prishtinë.

    Qëllimi i ndërmarrjes së këtij aksioni ishte hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, të cilat transaksione bazuar në informatat e pranuara nga palët e treta, si dhe krahasimit të tyre me informatat me të cilat disponojmë në databazën e ATK-së, kemi konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta.

    DHTI pas ndjekjes së të gjitha procedurave më Prokurorin dhe pas aprovimit të urdhëresës për bastisje nga ana e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, me qëllim të sigurimit të fakteve kemi zhvilluar një aksion kontrolli ( bastisje ).

    Aksioni është zhvilluar ne dy lokacione tek i njëjti biznes, i cili veprimtari primare ka aktivitetet e mjekësisë së specializuar, ku gjatë aktivitetit si provë materiale tek ky biznes janë sekuestruar përkohësisht:

    – Dokumentacion kontabël;
    – Fatura të shitjes së shërbimeve;
    – Evidencën e klientëve për shërbimet e kryera ( pagesat );
    – Lista e produkteve në stoqe;
    – 2 USB;
    – Ekstraktimi i dosjeve elektronike nga 5 kompjuterë, si dhe shënime të tjera relevante rreth rastit.

    Pas analizimit të informatave dhe dëshmive të marra rasti do të procedohet në Prokurorinë kompetente dhe për të gjeturat e konstatuara do të jeni të informuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!