Çmimet e naftës në Kosovë kanë rënë për rreth pesë centë më lirë, krahasuar me çmimet në treg javën e kaluar.
Aktualisht një litër naftë po shitet nga 1.44 euro deri në 1.51 euro derisa javën e kaluar çmimi kishte shkuar deri në 1.56 euro.
Gjatë javës së kaluar, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani tha për Gazetën Online Reporteri.net se ditët në vijim pritet të ketë sërish rënie të çmimit të derivateve.
Sipas tij stabilizim në tregjet e derivateve pritet të ketë në muajin mars të këtij viti.
“Stabilizim dhe rënie më të theksuar të çmimit të derivateve sipas informatave nga organizata prodhuese OPEK pritet te ketë në në muajin mars”, tha Berjani për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.