×
  • Lajme
  • -->
    Ekonomi

    Bitcoin-i bëhet monedhë zyrtare në Republikën e Afrikës Qendrore

    Reporteri
    27 Prill 2022 | 22:18

    Republika e Afrikës Qendrore ka miratuar Bitcoin-in si një monedhë zyrtare, tha presidenca të mërkurën, duke u bërë vendi i parë në Afrikë dhe i dyti në botë që e bën këtë.

    Pavarësisht rezervave të pasura të arit dhe diamanteve, Republika e Afrikës Qendrore është një nga vendet më të varfra dhe më pak të zhvilluara në botë dhe është kapur nga dhuna rebele prej vitesh.

    Një projektligj që rregullon përdorimin e kriptomonedhës u miratua unanimisht nga parlamenti javën e kaluar, thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga Obed Namsio, shefi i kabinetit të presidentit Faustin-Archange Touadera.

    “Presidenti e mbështet këtë projektligj sepse do të përmirësojë kushtet e qytetarëve të Afrikës Qendrore”, tha Namsio për Reuters, pa dhënë detaje.

    Në deklaratë, ai e quajti atë një hap vendimtar drejt hapjes së mundësive të reja për vendin.

    Republika e Afrikës Qendrore është një nga gjashtë vendet që përdorin frangën CFA të Afrikës Qendrore, një monedhë rajonale e qeverisur nga Banka e Shteteve të Afrikës Qendrore (BEAC).

    Dy nga ish-kryeministrat e vendit nënshkruan javën e kaluar një letër, ku shprehnin shqetësimin për adoptimin e Bitcoin-it pa udhëzime nga BEAC, duke e quajtur atë një “vepër të rëndë”.

    El Salvador u bë vendi i parë në botë që miratoi Bitcoin-in si mjet ligjor vitin e kaluar.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!