×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Bizneset që dëmtojnë shtetin janë ato që nuk lëshojnë kuponët fiskalë, Qeveria bën thirrje t’i kërkoni

    Reporteri
    13 Prill 2022 | 14:00

    Qeveria e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës. Kryeministri Albin Kurti, ndër tjera, hapi temën e kuponëve fiskalë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Vitin e kaluar të hyrat buxhetore u rritën për 1/3. Këtë tremujor, të hyrat përveçse janë më të larta se sa vitin e kaluar – afër 17%, edhe një herë janë më të larta se sa parashikimet e vet institucioneve. Këto janë para të qytetarëve, të cilat ne po ua kthejmë qytetarëve kur ata kanë nevojë, sepse ata kanë nevojë. Prandaj është tejet e rëndësishme, që të përsërisim thirrjen që të blejmë sa më shumë produkte vendore dhe të kërkojmë kuponët fiskalë për produktet dhe shërbimet e paguara”, bëri thirrje Kurti, përcjellë Reporteri.net.

    Sipas ligjit në Kosovë, kuponi duhet të lëshohet nga ofruesi i shërbimeve në çdo rast kur arkëtohen pagesa me para në dorë.

    Kuponi fiskal është dëshmi e shitjes së mallrave të caktuara dhe ai përfshin edhe tatimin që duhet paguar për mallrat e shitura.

    Në rast të moslëshimit të kuponit fiskal, shteti mbetet pa ato taksa.

    Taksa për shumicën e mallrave në Kosovë është 18 për qind.

    Nga mbi 213,000 biznese, sa janë të regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, vetëm mbi 37 mijë janë të fiskalizuara, sipas ATK-së.

    Bazuar në këto të dhëna, shumë biznese vazhdojnë t’u ikin obligimeve tatimore që kanë ndaj shtetit.

    Arkat fiskale në Kosovë, kanë hyrë në treg në vitin 2010./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!