Çmimet e derivateve kanë filluar të bien në gjithë botën. Një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe për Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani kishte paralajamëruar rënie të ndjeshme të çmimeve për këtë javë, gjë e cila ende s’po ndodhë.
Pavarësisht se në botë kanë rënë çmimet e derivateve, në Kosovë vazhdojnë të jenë me çmime të larta.
Nga 1.16 deri 1.20 vazhdon të kushto një liter dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25, aq sa ishin që javët e fundit.
Ndërkohë, rënie e ndjeshme e çmimit është parë në tregjet rajonale dhe botërore. Qeveria kroate shfuqizoi sot dekretin për çmimin e kufizuar të karburantit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.