Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë janë shtrenjtuar për 4.9 për qind në muajin shtator të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, 2020.
Këtu hyn edhe çmimi i vajit, që është ngritur së fundmi.
Ky produkt në maketet kosovare po shitet 1.90 euro. E të njëjtin, më lirë në shtetin e tyre e blejnë finlandezët, 1.69 € .
Kështu të paktën i ka thënë Front Online një mërgimtar që jeton atje, e i cili si dëshmi ka dërguar edhe fotografi.
Në vitin 2020, të ardhurat mesatare mujore në Finlandë ishin 3,594 euro.
Kjo sipas uebfaqes Statista, një kompani gjermane kjo e specializuar në të dhënat e tregut dhe të konsumatorëve.
E në vitin 2020, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 466 Euro, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.