Pas paralajmërimit të deputetit të PDK-së, Ferat Shala se në ora 24:00 sonte do të ndalet njësia A4 në Termocentralin Kosova A, e ka konfirmuar edhe Korporata Energjetike e Kosovës.
Sipas tyre kjo ndalje është e qëllimshme.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qëllim të skanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj”, thuhet në njoftim.
KEK tutje ka bërë të ditur se duke u bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë.
“Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër datë 16.10.2022”, bëhet e ditur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.