Pak ditë pas prezantinmit të projektit, është hapur gara për koncensionin e rrugës Milot-Fier.
Përmes një njoftimi, Minsistria e Infrastrukturës bën me dije se përzgjedhja e fituesit do të bëhet në bazë të një procedure sipas kriterece kualifikuese dhe vlerësuse.
Kohëzgjatja e kontratës koncesionare do të jetë 35 vjet nga hyrja në fuqi e saj.
Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
”Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin për dhënien me konçesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier.
Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese (procedurë e hapur) sipas kritereve kualifikuese dhe vlerësuese të specifikuara në këtë dokument.
Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 (tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi e saj. Kjo Kontrate hyn ne fuqi pas nënshkrimit nga palët dhe pas botimit te Vendimit te Keshillit te Ministrave te miratimit te saj ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise.
Autoriteti kontraktues sqaron se ky informacion në këtë seksion ka vetëm karakter informues. Për cdo informacion zyrtar, lutem drejtohuni në Sistemin e Prokurimeve Elektronike, në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik www.app.gov.al në profilin e procedurës konkuruese me numër Reference: REF-64779-07-08-2020
Afati kohor për dorëzimin e ofertave
28/09/2020
12:00 CET”