×
  • Lajme
  • Ekonomi

    HIB Petrol me çmime bombastike, shpërblen të gjithë konsumatorët deri në 10 cent zbritje për litër

    Reporteri
    10 Maj 2023 | 13:05

    HIP Petrol ka publikuar sot ofertën me të re. Për 5 ditë rresht çmimi për litër do të jetë deri në 10 cent më lirë.

    HIB Petrol, ofruesi kryesor i produkteve të derivateve me cilësi të lartë në Kosovë, ka vendosur që të shpërblejë me zbritje të gjithë konsumatorët e vet, përfshi edhe klientët e saj të biznesit.

    Në njoftimin për media, kompania HIB bënë të ditur se oferta vlen për pesë ditë rresht, duke nisur nga sot. Kjo sipas tyre, u jep klientëve mundësi të mirë për t’u furnizuar me derivate cilësore, duke kursyer shumë në çmim.

    “Ne në HIB jemi të përkushtuar për të ofruar energjinë e duhur për automjetet tuaja, prandaj oferta vjen si shpërblim për besimin tuaj ndaj nesh”, thuhet në komunikatën për media.

    Në të janë shënuar edhe çmimet me zbritje të cilat mund t’i gjeni më poshtë:

    Çmimet e zbritura prej sot:

    · Diesel: 1.18 €

    · Benzin: 1.24 €

    Për të gjithë konsumatorët çmimi për litër vjen deri me 10 cent zbritje direkt në çdo furnizim. Oferta vlen deri më 15 maj (ora 24:00) dhe është e aplikueshme për të gjitha blerjet e derivateve në të gjitha pikat e HIB-it, kudo në Kosovë.

    Po ashtu, në komunikatë bëhet e ditur se zbritja vlen edhe për bizneset partnere të HIB Petrol.

    “Ju njoftojmë se nga ky moment çmimet e derivateve në HIB do të ulen me 10 centë për litër, duke tejkaluar zbritjen që ju e keni në faturë”, sqarohet tutje gjersa u bëhet thirrje të shfrytëzohet oferta.

    *Artikull i sponsorizuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!