×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Holanda i vendos frenat çmimit të naftës, ulë taksat

    Reporteri
    11 Mars 2022 | 20:59

    Në Holandë do të ulet taksa për benzinën dhe naftën

    Çmimet e benzinës dhe dizelit në Evropë prej ditësh po rriten me shpejtësi rekord!

    Qeveria e kryeministrit holandez Mark Rutte po ulë taksat e karburantit me 21 për qind. Do të thotë: Nga 1 prilli benzina do të jetë 17 centë më e lirë dhe nafta 11 cent.

    Së shpejti holandezët do të duhet të paguajnë më pak për energjinë elektrike dhe gazin, sepse qeveria dëshiron të ulë TVSH-në për të dy mallrat nga 21 në 9 për qind.

    Një litër benzinë aktualisht kushton mesatarisht 2.50 euro në Holandë. Nëse ulja e taksës do të hynte në fuqi sot, çmimi për litër do të zbriste në 2.37 euro.

    Paketa prej miliarda euro përfshin edhe subvencione për faturat e rritura të energjisë elektrike dhe gazit: qytetarët më të varfër marrin 800 euro ndihmë nga shteti. Qeveria holandeze po vë në dispozicion një total prej 2.8 miliardë eurosh. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!