Klubi i Biznesit ka takuar kongresmenin amerikan John Moolenaar, përcjell Reporteri.net.
“Jemi të lumtur të njoftojmë për një takim shumë produktiv midis Klubeve të Biznesit dhe kongresmenit të nderuar, John Moolenaar”, shkruan Klubi i Biznesit në facebook.
Ky takim, sipas tyre, përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Kongresmeni Moolenaar tregoi interes të veçantë për nismat tona dhe angazhimin tonë për të krijuar një mjedis të favorshëm për investime të huaja në Kosovë. Diskutuam mbi projekte konkrete që synojnë të sjellin përfitime të ndërsjella dhe të kontribuojnë në rritjen ekonomike të dy vendeve tona. Faleminderit Kongresmen Moolenaar për mbështetjen dhe angazhimin tuaj të vazhdueshëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës! Ne do të punojmë të ndërtojmë një bashkëpunim të fortë dhe të qëndrueshëm në të ardhmen”, përfundon njoftimi i Klubit të Bizneseve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.